Sulmet e presidentit amerikan ndaj medieve nuk ndalen. Një sërë akuzash të rënda kanë dalë nga goja e presidentit Trump ndaj reportereve, të cilët sipas tij nuk duan te raportojnë të vërtetën.

Duke folur për një turmë të mbledhur mbështetësish në Melburn, gjatë një mitingu në Florida, Trump tha se meidat kanë axhendën e tyre personale.

Ashtu siç bëri edhe të enjten në një konferencë të paparalajmëruar për shtyp, Trump foli me superlativa për arritjet e preisdencës së tij, dhe këmbënguli serish se ai kish sjelle një frymë optimizmi që po përhapej kudo ne shtetet e bashkuara.

Në fillimin e javës, Trump u përball me lëkundjen e parë të fortë brenda administratës se tij, dorëheqjen e detyruar të këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare Michael Flynn. Menjëherë pas kësaj ngjarje Trump nisi te sulmoje mediat, te cilat sipas tij janë te pandershme.

E këtë të dielë pritet që presidenti të vendosë për emrin qe do të zëvendësojë këshilltarin e sigurisë kombëtare. /TV Klan