Në Itali dhe konkretisht në katër teatro të rajonit të Puglia-s, baleti shqiptar do të çojë “Dasma” dhe “La ekstravaganca”, të dyja shfaqjet me koreografi të të njohurit Angjelin Preljocaj, francezit me origjinë shqiptare. Trupa shkon atje si rezultat i një bashkëpunimi të Ministrisë së Kulturës më Rajonin e Puglia-s, e cila po kjo e fundit bëri edhe përzgjedhjen e veprave.

Lajmi tjetër. Pas katër vitesh marrëveshja e nënshkruar mes Angjelin Preljocaj dhe Ilir Kernit, në atë kohë drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për të çuar balerinët tanë në kompaninë e Preljocaj ose për ti sjellë të tijtë këtu në funksion të profesionalizmit, premtohet se do të nisë.

Viti i ardhshëm do të sjellë një kalendar të përbashkët kulturor me Malin e Zi dhe Serbinë.

Tv Klan