turistet ceke

Kufomat e dy tursitëve çekë të vrarë pak ditë më parë në Lotaj të Dukagjinit, nga 21-vjeçari Sokol Mjacaj janë ende në morgun e mjekësisë ligjore të Tiranës.

Burime zyrtare të morgut thanë për Tv Klan, se deri në mesditën e kësaj të marte, ambasada çeke nuk ka paraqitur kërkesë për transportin e trupave të çiftit të vrarë, Svatosh dhe Kosinova. Nga ana e tyre mjekët e mjekësisë ligjore e kanë mbyllur autopsinë dhe ua kanë dërguar atë organeve shqiptare të drejtësisë që po merren me zbardhjen e ngjarjes si dhe vetë ambasadës çeke.

Raporti i autopsisë qe  konfirmon se ne trupin e 27 vjecarit, Svatosh u gjeten dy plumba në kokë dhe disa plumba të tjerë në trup, ndërsa 36 vjeçarja Kosinova mbeti e vdekur nga një plumb në kokë.

Nga moment i dorëzimit të kërkesës nga familjarët e viktimave apo Ambasada Çeke në Tiranë, duhet të kalojnë 24 orë të tjera që kufomat e çiftit çek të lejohen të kthehen në Çeki.

Ndërkohë që burime nga Ambasada çeke, shprehen se po presin dritën jeshile nga Praga për të bërë kërkesën e marrjes në dorzim të trupave dhe kthimin e tyre në atdhe.

Sokol Mjacaj, 21 vjeçari që sërish u bë protagionist i një ngjarje të rënde, ndërkohë vazhdon të jetë i izoluar në qelitë e paraburgimit në Shkodër. Dosja e tij po bëhet gati për t’u mbyllur dhe për ta dërguar në gjykatë.

Asnjë i afërm apo i njohur nuk është interesuar për gjendjen e tij, pranë komisaritit të policisë së Shkodrës. Personi i fundit që e pa, para se të dorëzohej tek forcat speciale, e zonja e shtëpisë ku ai u fsheh për pak minuta, konfirmoi se ai ishte tepër i qetë edhe pse po kërkohej nga më shumë se 300 policë dhe se ndodhej nën darën e rrethimit të tyre:

Ndërsa babai i dy djemve të tjerë të akuzuar për krimin e vrasjes së 13 – vjeçarit Ljera, 5 vjet më parë, thotë se dy fëmijët e tij, po vuajnë krimin e bërë nga vetë, Sokol Mjacaj.

Dy vëllezërit, Besnik dhe Edmond Kodra ndodhen ende në burg për krimin e vrasjes që tronditi Dukagjinin, ku 13 – vjeçari u vra me gurë pasi nuk pranoi tu japë atyre dhe 15 – vjeçarit asokohe, Sokol Mjacaj varësen e floririt. Fakti që Mjacaj u dënua nga Gjykata e Shkodrës vetëm me pesë vjet burg, tashmë është bërë objekt hetimi nga inspektorët e Ministrisë së Drjetësisë.

Tv Klan