1

Trupat e nëntë shtetasve kosovarë, që humbën jetën gjatë përplasjes së armatosur në Kumanovë kanë hyrë pak para orës 4 të mëngjesit në Kosovë.

Kolona e gjatë e automjeteve me familjarë kanë pritur në kufirin e Hanit të Elezit. Shumë prej të afërmeve të viktimave kanë shpërthyer në lot.

Fillimisht trupat e pajetë u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa më pas do t’u dorëzohen familjarëve.

Tv Klan