Një 32-vjeçare e cila peshonte 146 kg, kishte ëndërruar gjithmonë të kishte një trup perfekt.

Dhe për këtë ajo i kishte vënë qëllim vetes që të dobësohej.

Georgia Ailes nga SHBA, bëri disa përpjekje me anë të dietave dhe ushtrimeve por, gjithësesi nuk arriti rezultatet që dëshironte.

Në vitin 2014 ajo vendosi t’i nënshtrohej një operacioni për ngushtimin e stomakut.

PAY-Georgia-Ailes

Por ky vendim i solli asaj mjaft pasoja. Lëkura e saj dukej mjaft keq, pasi i rrinte e varur si qese.

Por, Georgia Ailes nuk u dorëzua këtu, ajo vendosi të shpenzojë 90 mijë dollarë për të bërë një tjetër operacion.

Dhe falë këtij operacioni ajo tani ka trupin e ëndërruar.

PAY-Georgia-Ailes (1)

“Ndihesha si një qen, por tani kam trupin që kam ëndërruar”

, shprehet ajo./tvklan.al