Trupi  i pajetë i gjetur dy ditë më parë rreth 5- 7 pranë Plazhit të Gjeneralit, në Spille dyshohet të jetë i një italiani. Madje hetuesit dyshojnë se ai është një nga personat e zhdukur nga gomonia e cila u gjet e mbytur me 11 mars të këtij viti nga policia e Vlorës në Sazan.

Ky dyshim i policisë është shtuar, pasi atij me vete i është gjetur një telefon celular, i cili mbante në të një numër italian. Po ashtu ai mbante veshur edhe një jelek shpëtimi, por që nuk arriti ta shpëtonte. Për këtë shkak hetuesit e Policisë dhe të Prokurorisë së Kavajës kanë kontaktuar me homologët e tyre italianë, për të identifikuar të mbyturin.

 Tv Klan