Një protestë në dukje  paqësore e kurdëve të amerikës jashtë ambasadës turke ne Washington u kthye ne përleshje të dhunshme mes tyre dhe truprojave  të sigurisë së Presidentit Erdogan.

Përplasja ndodhi gjatë vizitës së presidentit turk në Uashington dhe takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, që në pamje të parë rezultoi frytdhënës, pasi të dy presidentët u zotuan t’i qëndrojnë bashkëpunimit ne luftën kundër terrorizmit.

Por, çështja shumë sensitive për Turqinë, ajo e kurdëve të Sirisë duket se ka lënë të pakënaqur presidentin turk. Sipas mediave turke, Erdogan ka adresuar çështjen e armatimit të kurdëve të Sirisë duke theksuar se mbështetja amerikane ndaj këtyre grupimeve shkel marrëveshjet rajonale dhe “është e papranueshme”.

Megjithatë, gjatë takimit Trump mbajti të njëjtin qëndrim si homologu i tij turk për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që Ankaraja e konsideron si një grup terrorist. /Tv Klan