tsipras

Franca ka marrë tashmë rolin e ndërmjetësuesit mes Bashikimit Europian dhe Greqisë, për zgjidhjen e problemeve për çështjen e borxhit grek, pas ardhjes në pushtet të radikalëve të Syrizas.

Ministri grek i financave Janis Varufakis mbërriti në Paris në kuadër të bisedimeve për rinegocimin e kushteve të paketës së ndihmës financiare europiane. Pas Parisit, Varufakis do të udhëtojë në Londër e Romë. Pjesë e bisedimeve pritet të jetë edhe falja e një pjese të borxhit.

Për të përmbushin premtimin që e solli në pushtet, rinegocimin e masave të ashpra antikrizë, Aleksis Cipras u ka telefonuar zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian. Të parën telefonatë pas prishjes me trojkën të premten, ai e zhvilloi me kreun të Bankës Qëndrore Europiane Mario Dragi. Cipras citohet t’i ketë thënë Dragit se Athina nuk ka ndërmend të ndërpresë bashkëpunimin me partnerët europianë.

Një bisedë telefonike, Cipras pati edhe me kreun e Komisionit Europian Zhan Klod Junker. Pak ditë më parë, në një intervistë për francezen Le Figaro, Junker u tregua i prerë me qeverinë e re greke, kur tha se nuk do të pranonte asnj falje borxhi apo rinegocim të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Në të njejtën linjë ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për të përditshmen gjermane “Hamburger Abendblatt”. Prej vitit 2010, Greqia ka përfituar 240 miliardë euro ndihmë nga partnerët europianë dhe FMN. Për të marrë këstin e radhës me vlerë 7.5 mld euro, Greqia duhet të arrijë patjetër një marrëveshje me kredi-dhënësit ndërkombëtarë dhe Bankën Qëndrore Europiane, deri në fund të muajit shkurt.

Tv Klan