Në një Europë në prag të zgjedhjeve në vende të rëndësishme si Francë, Gjermani dhe Holandë dhe frikës së një valë ndryshimesh radikale në politiken e brendshme, mijëra mbështetës të projektit, gati 70 vjeçar, të bashkimit europian kanë zbritur në sheshet e disa kryeqyteteve europiane në shenjë mbështetje të unionit.

Nga frika se Brexit mund të krijojë efektin domino, në Francën e Le Penit apo Holandën e Wilders, mijëra njerëz kanë dalë të ngrenë zërin që bashkëqytetarët e tyre në Francë dhe në Holandë të mos votojnë për ekstremistet e djathtë. Nën bindjen se ky është momenti me i rëndësishëm për Europën dhe se Trump e Putin duhet të marrin përgjigjen që Europa është e bashkuar, qytetaret europianë kanë pushtuar sheshet. Berlini ka parë një nga manifestimet më të mëdha, në prag të zgjedhjeve Holandeze që zhvillohen në 15 mars, rezultatet e të cilave pritet të tregojnë edhe trendin e kërkesave politike të qytetareve europian.

Protestat janë zhvilluar në më shume se 40 qytete në Gjermani, por edhe në Bruksel, Amsterdam, Viene etj, ka patur lëvizje të grupeve qytetare pro europiane.

Tv Klan