pezullohen policetVetë Policia e Shtetit ka pranuar se në tubimin e djeshëm efektivë të saj kanë kryer veprime jo korrekte dhe kanë shkelur procedurat standarde të menaxhimit të tubeleve.

Drejtoria e Policisё sё Qarkut ka bërë me dije se pas një analize të plotë për situatën e krijuar në tubimin e një dite më parë ka vendosur pezullimin paraprak nga detyra pёr katёr efektivë të policisë së shtetit. Po ashtu në njoftimin për shtyp thuhet se rasti i bёrё publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat pёrkatёse pёr veprimet jo etike, jo prefesionale dhe nё kundёrshtim me ligjin tё punonjёsve tё policisё.

Njёherazi nga Policia e Qarkut Tiranё ёshtё komunikuar dhe i ёshtё kёrkuar ndjesё gazetarit pёr çdo veprim joprofesional të punonjësve të policisë.