Përbërësit:

9 filxhan kafeje ujë

1 filxhan vaj

7 filxhan kafeje miell

3 filxhan niseshte

1 pluhur paste

6 kokrra vezë

Pak kripë

Vaj

Shërbeti:

½ kg sheqer

½ litër ujë

Lëng limoni

Përgatitja:

Ziejmë ujin me një majë luge kripë dhe 1 lugë vaj. Pasi e heqim nga zjarri i shtojmë miellin e përzier me niseshte dhe pluhur paste.

Përzihet mirë dhe prapë e kthejmë në zjarr dhe trazohet derisa të ndahet masa nga ena. Pasi ftohet brumi kalohet në mikser dhe i shtohen vezët një nga një.

Në një tigan të madh ose tenxhere nxehet  vaji. Me brumin e përgatitur mbushet kaushi me formë të dhëmbëzuar dhe tullumbat ndahen pjesë-pjesë, duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8 cm. Më pas skuqen në vaj të nxehtë deri të marrin ngjyrë të artë.

Hiqen nga vaji dhe futen menjëherë në shërbetin që duhet të jetë i ftohtë./tvklan.al