Mjekët në Britanë e Madhe janë shprehur se ekzistojnë disa ilaçe të cilat mund të eleminojnë kancerin e gjirit vetëm në 11 ditë.

Ata thanë së zbulimi surprizë i raportuar në konferencën europiane të kancerit të gjirit nënkupton që gratë nuk do të kenë më nevojë për të bërë kimioterapi. Ilaçet të testuara në 257 gra, goditën një proteinë specifike të gjetur në 1 në 10 lloje të kancerit të gjirit.

Siç raporton BBC, espertët thanë se rezultatet ishin të rëndësishme për të gjetur kurën përfundimtare të kancerit të gjirit. Mjekët u shprehën se ata nuk i kishin pritur rezultate të tilla kaq pozitive.

Në kohën që pacienet që ishin diagnostikuar me kancer duhet të operoheshin për të hequr masën,u vu re se kanceri ishite zhdukur.Studimi u zhvillua gjithashtu në spitale të Manchester dhe u trajtuan me këto ilaçe femra të cilat kishin tumore në përmasa 1 deri në 3 cm. Në më pak se dy javë të trajtimit kanceri u zhduk plotësisht në 11% të rasteve .

Ilaçet që priten të jenë zgjidhja për kancerin e gjirit janë Lapatinib dhe Herceptin. Herceptin do të punojë në sipërfaqen e qelizave kancerogjene ndërsa Lapatinib është e aftë të depërtojë brenda qelizës për të çaktivizuar HER2, një proteinë përgjegjësese për evolimin e tumorit./tvklan.al