tuna-CoziTuna dhe i dashuri i saj, reperi Cozman mesa duket e kanë pak të vështirë të qëndrojnë larg njeri-tjetrit edhe kur janë duke performuar.

Çifti i ftuar në një club në Shkodër, teksa këndonin këngën e famshme “Fenix” kanë realizuar disa lëvizje provokuese, duke u afruar më shumë seç duhet dhe duke bërë që kënga të kalonte në plan të dytë, duke ia lënë radhën performancës “hot”.

Në fakt edhe fansave u ka pëlqyer akoma më shumë kur çifti gjatë performancës përfshiu disa elemente të jetës private.

M. Sejdini