Një tunel në Llogara? Rama bën premtimin bombë, por … “nuk kam hollësi”

Nga Vlora kryeministri Edi Rama ka premtuar se gjatë këtij mandati qeverisës do të rikonstruktohet aksi Orikum –Himarë. Madje ai hodhi idenë e një tuneli, për të shmangur kalimin e qafës së Llogarasë, një nga rrugët më të vështira aktualisht në vend. I bindur se ky është një projekt historik, Rama nuk ishte i përgatitur për detaje dhe kërkoi mirëkuptimin e vlonjatëve për të mos kërkuar më shumë informacion.

“Po diskutojmë dy variante. Variantin e rrugës ekzistuese me një rrugë më standarde të certifikuara nga Bashkim Europian dhe variantin e një aksi të ri me tunelin në Llogara, por kjo është në diskutim, kështu që mos më kërkoni që sot ku është tuneli”.

Rama së bashku me komisionerin Johanes Hahn inspektoi punimet në shëtitoren bregdetare të Vlorës. Ndërsa Lungomare tashmë po përfundon, Hahn tha se BE është gati të financojë edhe projekt të tjera.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Joniada Koçi