Arda Turan pritet të largohet nga Barcelona këtë verë. “Mundo Deportivo” shkruan se me shitjen e mesfushorit turk katalanasit mund të përfitojnë rreth 30 milionë Euro. Largimi I Turan do të krijonte mundësinë e afrimit të Verratti ose Paulinho.

Te Juventus po mendojnë për zëvendësuesin e Leonardo Bonucci, i cili kaloi te Milan. Sipas “Tuttosport” synohet argjentinasi Ezequiel Garay. Për të Valencia kërkon të paktën 12 milionë Euro.

Te rivalët e Inter priten largime. “Corriere dello Sport” njofton se Ivan Perisic nuk do të qëndrojë më te zikaltërit. Destinacioni i ardhshëm mund të jetë Manchester United. TV KLAN