Ishin 147 nxënës të shkollës së mesme “Turgut Özal” që morën titullin maturant në përfundim të vitit arsimor 2016 – 2017. Ceremonia e diplomimit për këta nxënës, që janë brezi i 17 – të i maturantëve, u zhvillua në sallën e shfaqjeve në Qendrën Kulturore Tirana.

Programi që ishte përgatitur për këtë rast përçoi emocione të paharrueshme teksa nxënësit reflektonin mbi kujtimet e tyre gjatë viteve shkollore.

Prindërit, të afërmit, mësuesit dhe miqtë e maturantëve që ishin ftuar në program përjetuan emocione të veçanta teksa shikonin vallet popullore shqiptare dhe poezitë e interpretuara prej nxënësve.

Hedhja e kapeleve, simbol i kësaj ceremonie, për shumë prej nxënësve të kësaj shkolle nënkupton fillimin e një rruge të re, e cila i bën ata studentë në universiteteve me famë botërore si: “MIT” në SHBA, “Kings College” në Angli, “Bocconi” në Itali, “Leuven” në Belgjikë, etj.

Një ditë më pas, në ambientet e kompleksit 9 – vjeçar “Turgut Özal” u dhuruan të njëjtat emocione edhe për 148 nxënës të klasës së nëntë që festuan kalimin në gjimnaz. Kjo festë është kthyer në traditë dhe njihet me emrin “minimatura”.

Tv Klan