basha-roskovecKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Roskovec, ku prezantoi zyrtarisht kandidatin Gëzim Çaushi, i cili kërkon rikonfirmim në krye të kësaj bashkie.

Përpara banorëve, Basha bëri një varg akuzash ndaj qeverisë, për të cilën tha se e ka zhytur vendin në varfëri ekstreme, ndërsa pushtetarët jetojnë në luks.

Basha i kujtoi maxhorancës premtimet që ka bërë në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe që sipas tij, tani janë harruar ose lënë mënjanë.

Me ndarjen e re administrative, Bashkisë së Roskovecit i bashkohen komunat Kuman, Strum dhe Kurjan.

Tv Klan