Numri i të huajve, që kanë vizituar Turqinë, ka rënë mbi 40 për qind në qershor, në nivelet më të ulëta këtë vit. Ndikimi i sulmeve dhe tensionet me Rusinë shkaktuan rrënimin e industrisë së turizmit, sipas AFP.

Statistikat e fundit, nuk marrin parasysh sulmin e 28 qershorit në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, apo tentativën për grusht shtet të 15 korrikut, të cilat sipas APF kanë ndikuar edhe më shumë në largimin e turistëve. Vitin e kaluar, kjo industri solli rreth 35 miliardë dollarë të ardhura në Turqi.

Rreth 2.43 milionë të huaj vizituan Turqinë në muajin qershor, një rënie prej 40.86 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2015, ka njoftuar Ministria turke e Turizmit

./tvklan.al