Nga Izareli për të parë Rozafën në Shkodër. Dhe nga viti në vit numri turistëve izraelitë vjen në rritje. Fillimisht vizitojnë këtë kala dhe me pas zbresin në pjesën tjetër të Shqipërisë. 

Historia e Rozafës e ndjekur nga vendodhja e saj, është ajo që i tërheq më së shumti të huajt. 

Krahasuar me 2013 Kalaja e Rozafës i ka pesëfishuar të ardhurat, tregon Drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare Majlinda Laçej. Së fundi, në këtë resurs historik turistik është instaluar edhe biletaria elektronike në hyrje të kalasë.

Kalaja Rozafa është nga ato pikat kyçe ku çdo vizitor do ta shohë atë. Legjenda e trashëguar brez pas brezi jo vetëm ka joshur turistët, por ka bërë që shumë historianë të organizojnë ekspedita për ta parë nga afër. Historia dhe pozita e saj gjeografike afron çdo vit e më tepër turiste.

Tv Klan