Një person nga Arabia Saudite që vizitoi Londrën këtë fundjavë ruajti reputacionin e tij si një nga personat më të pasur, pasi transportoi me vete një pjesë të koleksionit të makinave të tij, të gdhendura në ar. Parada e makinave super luksoze në rrugët e kryeqytetit britanik tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe të mediave.

Koleksioni i makinave që turisti kishte marrë më vete përbëhej nga një Lamborgini Aventador me vlerë 350 mijë paund, një Bently që shitet për rreth 220 mijë paund, një Roll Roys dhe një Mercedez G63. Ardhja e makinave të shtrenjta dhe luksoze është bërë gati një ritual i përvitshëm në rrugët e Londrës që personat e ardhur nga Empiratet tregojnë luksin dhe pasuritë që zotërojnë.

Sipas informacioneve pronari i makinave ka paguar reth 20 mijë paund për të transportuar makinat rreth 3000 milje, në Londër./tvklan.al