Një fotografi me një kobra mund të të kushtojë jetën. I tillë është rasti i këtij turisti, i cili u pickua nga një kobra teksa po bënte një fotografi.

Ngjarja e rëndë, e cila u filmua në kamera tregon momentin kur një performues rruge vendos gjarpërin rreth qafës së turistit, në mënyrë që ky i fundit të pozojë për një fotografi.

Pikërisht në këtë moment, gjarpëri i vërsulet duke e pickuar në faqe.

Ndonëse për momentin burri nuk u duk sikur kishte pësuar diçka, brenda një orë ai ndërroi jetë.

Pak minuta pas pickimit, ai nisi të humbasë ndjenjat, por në vend se ta dërgonin në spital, të pranishmit e çuan atë në një mjek popullor të zonës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën veriore të Rajasthan, Indi.

Në vend ekzistojnë pesë lloje të ndryshme kobre.

Të gjitha kanë helm potencialisht vdekjeprurës për njerëzit, ndonëse asnjë prej tyre nuk gjendet në listën e gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë.

Sipas të dhënave, brenda vitit në Indi ndodhin të paktën 81 mijë sulme nga gjarpërinjtë, me 11 fatalitete çdo vit, duke e bërë vendin me numrin më të lartë të prekur nga zvarranikët./tvklan.al