Ky kishte qenë dhe udhëtimi i fundit për turisten daneze, e cila është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit.

55-vjeçarja kishte disa ditë që po pushonte në një hotel në Kretë. Incidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele dhe viktima është gjetur nga pastrueset e hotelit.  Menjëherë ajo ka njoftuar policinë dhe ambulancën, por ka qenë vonë, pasi turistja kishte ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake turisja danezë nuk kishte asnjë shenjë dhune dhe dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale./

tvklan.al