Klan Plus ka mësuar se letra e dërguar nga Kryesuesja e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE-Shqipëri, Monica Makovei, është përfshirë në fashikujt e dosjes së Ajdoumush. Në letër theksohej se në bazë të konventave ndërkombëtare një shtetas i huaj nuk mund të ekstyradohet në vende ku u rrezikohet jeta apo mund të jenë subjekt i dhunës apo torturës.

Në letrën e Makiaveit, theksohej qartësisht se Brukseli nuk shikon argument për ekstradimin e shtetasit turk në vendin e tij. Mësohet gjithashtu se në këtë çështje, që prej arrestimit të shtetasit turk, nuk është përfshire fare zyra e antiterrorizmit, por me hetimin e saj është marrë policia kufitare, duke mos e konsideruar kështu nga autoritete shqiptare një çështje që lidhet me terrorizmin.

Klan Plus ka siguruar edhe vendimin e parë të Gjykatës së Durrësit në lidhje me dokumentet e falsifikuara të siguruar nga Klan Plus, mësohet se 39-vjeçari pranoi se ai i ka falsifikuar të 4 pasaportat, por shkaku ka qenë politik, mbasi atij dhe familjes së tij u rrezikohej jeta, për shkak të faktit se ai ishte pedagog dhe kolegji ku ai jepte mësim ishte mbyllur nga shteti turk, për motive politike.

Prokuroria kërkoi të lihej nën masën e arrestit në burg duke e  kushtëzuar me faktin se i arrestuari mund t’i shmanget hetimit e gjykimit të veprës penale dhe mund të largohet.

Pro duke qenë se dispozita ligjorë në rastin në fjalë lejonte vendosjen e garancisë pasurore Gjykata ka pranuar që (Ajdoumush) të paguajë një garanci pasurore, në masën 150.000 lekë, e mjaftueshme për kushtet e tij ekonomike.

Një tjetër shtetas turk Mehmet Karateke,banues në Durrës u bë garant lidhur me shtetasin turk të arrestuar, për ta strehuar në banesën e tij të ndodhur në lagjen Taulantia në një apartament me sipërfaqe rreth 150 m2.

Më 21 Maj Kryeprokurori turk erdhi posaçërisht në Shqipëri ku u takua me homologun e tij Llalla ku deklaroi se në Shqipëri po fshihen disa prej organizatorëve të grushtit të shtetit në Turqi, i cili ndodhi në korrik të vitit të kaluar.

Madje qëllimi i vizitës së kryeprokurit Akarca në Tiranë është pikërisht kërkesa për bashkëpunim me autoritetet shqiptare për të identifikuar këta persona të përfshirë në grushtin e shtetit dhe ekstradimin e tyre.

Muhamed Aydoumush akuzohet se është pjesë e një ekipi  që arrinte të siguronte rrjedhjen e informacione të klasifikuara, të bënte  postime fyese, sulmuese provokative online ndaj qeverisë turke me fokus kryesor Presidentin aktual Rexhep Erdogan. 39-vjeçari sipas Prokurorisë publike të Stambollit ka siguruar informata për llogarinë  në twiter “Fuat Avni” të organizatës FETO.

Burimi: Klan Plus