Dy burra janë goditur 83 herë me shkopinj secili në provincën indoneziane të Acehit, pasi u kapën teksa kryenin marrëdhënie homoseksuale me njëri-tjetrin.

 Burrat ishin veshur me të bardha, ndërsa një tjetër i mbuluar kokë e këmbë i godiste me shkop. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e medies ndërkombëtare, përveç aktit makabër të rrahjes është edhe reagimi i turmës që ishte mbledhur duke brohoritur dhe duke filmuar aktin.

 Dy të rinjtë të moshës 20 dhe 23-vjeçare, të cilët nuk u identifikuan nga media, u kapën bashkë në krevat nga “vigjilentët”.

Marrëdhëniet homoseksuale nuk janë ilegale në pjesën më të madhe të Indonezisë, por Aceh është province e vetme në vend që aplikon ligjin islamik.

“BBC” thotë se kjo nuk është hera e parë që homoseksualët janë goditur me shkopinj sipas Sheriatit.

Dënimi me goditje me shkopinj u krye jashtë një xhamie në kryeqytetin e provincës.

Përreth ishte mbledhur një turmë e madhe vëzhguesish, të cilët filmonin, buzëqeshnin dhe brohorisnin. “Le të jetë mësim për ju”, thirri njëri nga turma. “Më fort”, thërriste një tjetër.

Me herët një prej organizatore paralajmëroi turmën që të mos i godisnin burrat duke thënë se edhe “ata janë njerëz”.

Dy të rinjtë ishin dënuar me 85 goditje, por numri u ul në 83 pasi ata kishin qëndruar për dy muaj në burg.

Indonezia historikisht ka qenë tolerante ndaj homoseksualëve por aktet e dhunës ndaj anëtarëve të komunitetit janë rritur vitet e fundit.

Grupet e të drejtave të njeriut, përshirë “Amnesty Internacional”, kanë dënuar ashpër persekutimin e homoseksualeve dhe dhunimin e tyre./tvklan.al