Policia e Stambollit ka prishur planet për organizimin e Paradës së homoseksualëve, e cila është e ndaluar në këtë vend.

Organizatorët kishin planifikuar  se do të mbanin këtë paradë, pa marrë parasysh ndalesën nga autoritetet si dhe kërcënimet nga grupet ekstreme të djathta.

Megjithatë policia shumë shpejt e ndaloi këtë organizim, duke shtënë me plumba gome përderisa ka ndaluar një numër të personave që ishin pjesë e këtij marshi.

Homoseksualiteti nuk është ilegal në Turqi, megjithatë homofobia është shumë e shprehur.