Të paktën 6 persona, 4 prej të cilëve oficerë policie, mbetën të vrarë si pasojë e një shpërthimi në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë.

Mediat turke shkruajnë se rreth 20 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe. Nga informacionet paraprake dyshohet se shënjestra e sulmit ishte një mikrobus i forcave speciale të policisë që po transportonte disa oficerë.

Atentati ndaj forcave të policisë ndodhi përpara vizitës në Diyarbakir të kryeministrit Ahmet Dautollu, e programuar për nesër. Diyarbakir është një qytet me shumicë kurde. Ushtria turke është angazhuar në rajon në një operacion kundër rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit PKK. Luftimet kanë nisur që prej korrikut të vitit të kaluar, kur u prish armëpushimi i vendosur mes palëve.

Tv Klan