fethullah-gulen

Prokurorët në Turqi kërkuan nga gjykatësit, lëshimin e një urdhërarresti për klerikun Fetullah Gylen, i cili jeton në arrati në Shtetet e Bashkuara.

Ata akuzojnë klerikun dhe bashkëpuntorët e tij se po përpiqen të rrëzojnë nga pushteti Presidentin Rexhep Taip Erdoan.

Presdienti turk akuzon Gylenin si orkestrues të skandaleve të korrupsionit, ku një vit më parë u përfshi Erdoan kur ishte kryeministër si dhe familjarët dhe bashkëpuntorët e tij.

Fushata e arrestimeve ka rinisur. Gjatë ditëve të fundit janë arrestuar disa pjesëtarë të organizatave të drejtuara nga Fetullah Gylen.

Mes të arrestuarve ishte edhe kryeredaktori i të përditshmes Zaman, i cili u lirua sot.

Por Gylen mohon përfshirjen në komplote për largimin nga pushteti të presidentit turk.

Tv Klan