Vrasja e ambasadorit rus mbrëmjen e së hënës nuk e ka penguar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të inaugurojë të martën tunelin e dytë që lidh Azinë me Evropën duke kaluar nën Bosfor.

Tuneli “ Avrasja” është tuneli i parë në botë që lidh dy kontinente me automobilistike. Në vitin 2013 Turqia inauguroi tunelin “Marmaray”, që lidh Evropën dhe Azinë me metro.

Në ceremoninë e inaugurimit transmetuar live nga agjencia “DHA” Presidenti turk Erdogan tha se tashmë Turqia ka hyrë në hartën e shteteve që realizojnë projekte shumë të rëndësishme dhe të kushtueshme. Ai kujtoi urën e tretë mbi Bosfor të inauguruar në gusht 2016, tunelin “ Marmaray” dhe tashmë tunelin “Avrasya”.

Themelet për tunelin “ Avrasja” janë hedhur në vitin 2011 dhe projekti ka kushtuar plot 1,3 miliardë dollarë.

I gjithë projekti që lidh Evropën me Azinë është 14,6 km i gjatë, duke përfshirë tunelin 5,4 km i cili kalon nën det. Pika më e thellë që arrin tuneli është 106 metra nën nivelin e detit.

Duke përmendur edhe një herë tjetër hidhërimin e tij pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Erdogan tha: “

Nuk do t

ë lejojn

ë n

ë asnj

ë m

ënyr

ë q

ë marr

ëdh

ëniet tona me Rusin

ë t

ë prishen apo d

ëmtohen. Nuk kemi lejuar dhe nuk do t

ë lejojm

ë q

ë terrori t

ë na marr

ë peng n

ë agjend

ën e tij. Prandaj tham

ë se nuk do ta shtyjm

ë inaugurimin e k

ëtij projekti

.”

Më tej ai shtoi se në vitet në vazhdim Turqia do të inaugurojë aeroportin e tretë të Stambollit, i cili do të jetë më i madhi në botë si dhe një urë mbi ngushticën e Dardaneleve.

Erdogan së bashku me kryeministrin turk Yildirim kaluan të parët në tunel nën masa të rrepta sigurie dhe u ndalën në mes të tij për të shkrepur foto në pikën ku bashkohet Azia me Evropën./tvklan.al