Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Soylu ka kërcënuar Europën se Turqia mund të lejojë drejt saj 15 mijë emigrantë në muaj.

“Po të doni, ne mund t’i dërgojmë ata 15 mijë emigrantë që frenojmë çdo muaj dhe t’ju vijë mendja rrotull. Hiqeni nga mendja që mund të bëni lojëra në këtë rajon pa llogaritur Turqinë”.

Kjo është vetëm një ndër deklaratat e ashpra të lëshuar mes Turqisë nga njëra anë dhe Holandës e Gjermanisë nga ana tjetër në javët e fundit.

Ministri i Brendshëm turk vazhdoi më tej, duke akuzuar Holandën e Gjermaninë se po përpiqen të bëjnë atë që s’bënë dot me protestat për parkun Gezi, përgjimet dhe akuzat për rryshfete, apo grushtin e dështuar ushtarak.

Referendumi, vazhdoi ministri është çështje e brendshme turke dhe Holanda e Gjermania nuk kanë pse të përzihen.

Tv Klan