limona

Përbërësit:

1 kg limonë

500 g kripë të trashë

vaj ulliri

1 shkop kanellë

1 lugë piper kokërr

3 – 4 gjethe dafine

Përgatitja:

Pastrojmë limonët duke i hequr pjesët anësore. I vendosim në një tenxhere të mbushur me ujë dhe i ziejmë për rreth 15 minuta.

Pasi të kenë zier, i heqim nga tenxherja dhe i lemë të thahen. Më pas i presim në forma diagonale (ose sipas dëshirës), duke u kujdesur që të mos hapen dhe në pjesët e çara fusim me anëkripë.

Pasi të kemi përfunduar këtë proces, i vendosim limonat e përgatitur në një kavanoz të përshtatshëm, me mbyllje hermetike. Lart shtojmë gjethet e dafinës, disa kokrra piper, kanellën dhe më pas e mbushin kavanozin me vaj ulliri. I vendosim në një vend të freskët ose në frigorifer dhe i lemë rreth dy javë. /tvklan.al