Për Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, reformat janë thelbësore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Duhet të mbahet vrulli me reformat e sundimit të ligjit 

në mënyrë që të ketë progres në rrugën drejt Bashkimit Europian”

, ishte mesazhi i Tusk për Shqipërinë, në një postim në Twitter.

Tusk vlerësoi se kishte patur një takim shumë të mirë me Kryeministrin Edi Rama në Bruksel dhe tha se ky takim paraprinte samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 17 Maj të vitit të ardhshëm në Sofie.

/tvklan.al