Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, vizitoi këtë të hënë Maqedoninë, ku u takua me presidentin Gjorgje Ivanov.

Kryefjala e takimit ishte kriza politike në vend dhe ngërçi politik që është krijuar me refuzimin e platformës së partive shqiptare nga Ivanov.

Tusk tha se aktorët politikë në Maqedoni e kanë për detyrë të gjejnë një zgjidhje demokratike, por presidenti maqedonas u shpreh i palëkundur nga qëndrimi i tij, duke thënë se platforma e bërë në një shtet të huaj rrënon integritetin e Maqedonisë.

Tv Klan