Skandali i përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 merr një tjetër  zhvillim. Këtë herë është rrjeti social Twitter që ka vendosur të identifikojë adresat e përfshira në propagandën online, të sponsorizuar nga Moska, në dëm të partisë Demokratike amerikane.

Twitter do t’u dërgojë një lajmërim thuajse 700 mijë përdoruesve, që kanë ndërvepruar me këto llogari, duke shpërndarë postimet e tyre. Qëllimi i lajmërimit të rrjetit social është informimi i publikut dhe demaskimi i kësaj fabrike propagandistike, e drejtuar nga shoqëria ruse e teknologjisë, “Internet Research Agency”.

Agjencia me seli në Shën Petërburg akuzohet nga autoritetet amerikane se ka përdorur rrjete të ndryshme sociale për të përhapur lajme të rreme gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale.

Sipas shërbimit microblogging të Twitter, janë identifikuar mbi 3800 adresa të rreme të lidhur me shoqërinë ruse që kanë shpërndarë rreth 176 mijë materiale vetëm në javën e fundit përpara zgjedhjeve.

Përfshirja e Rusisë në presidencialet amerikane është gjithashtu pjesë e një hetimi federal, i drejtuar nga prokurori speciale Robert Mueller, i cili siç shkruajnë mediat në SHBA, mund të thërrasë për dëshmi edhe presidentin Donald Trump.

Tv Klan