Të hënën, Komisioni i Shoqërisë Civile i drejtuar nga Andi Dobrushi do të thotë fjalën përfundimtare për dosjet e kandidatëve për një vend në KLP. Avokati i Popullit mbylli zyrtarisht fazën e shqyrtimit të dokumentacionit duke komunikuar se gara do të vijojë mes Alfred Ballës, Entela Hoxhës dhe Andi Muratej.

Kritere të vështira, 15 vite pune si jurist dhe 5 vite aktivizim në shoqërinë civile, një provë e vështirë për shoqërinë civile që të plotësonte vendin e saj në përbërje të KLP në 5 raunde radhazi të dështuara.

Me mbylljen e këtij procesi, shoqëria civile i përcjell javën e ardhshme Kuvendit për votim tre kandidatët. Deputetët, duke zgjedhur fituesin, i hapin dritën jeshile zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, me mandat shtatë vjeçar nga KLP, brenda dy muajve në vijim.

Klan Plus