Një 24 – vjeçare është liruar nga Gjykata e Apelit në Milano pas akuzimit se mbyti vajzën e sapolindur.

“Foshnja nuk kishte vdekur prej mbytjes”,

tha avokati i 24 – vjeçares dhe burrit të saj, Antonio Battaglia

“por ishte e lindur e vdekur.”

“Kjo u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore, sepse nëna ka patur gjatë shtatzënisë një problem patologjik, duke shkaktuar shkëputjen e plançentes para lindjes,”

shtoi avokati.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 25 Prill të 1014-s në Busto Arsizio, vend në të cilin çifti banonte atëherë. Ata kanë lajmëruar instancat përkatëse pas asaj që fillimisht u mendua si abort i pavetëdijshëm. Më vonë, prokuroria akuzoi çiftin se kishin mbytur foshnjen.

Avokati mbrojtës, Antonio Battaglia u shpreh se Gjykata e Apelit ka vendosur të drejtën për një grua që është e tronditur akoma për humbjen e foshnjes së saj./tvklan.al