Një person i shoqëruar që ndodhej në ambientet e komisariatit të policisë së Shkodrës, u arratis mesditën e kësaj të hëne. Mikel Doçi, 22 – vjeç, banues në Shkodërs u shoqërua në cilësinë e personit të dyshuar se kishte qëlluar me armë zjarri ndaj disa personave të shtunën në mesditë në Shkodër pas një konflikti që kishte ndodhur mes palëve.

Doçi, u arratis në momentin që po zbriste nga furgoni i policisë që ndodhej brenda ambienteve të komisariatit. Ai duhej të merrej në pyetje nga oficerët e krimeve që po punojnë në lidhje me ngjarjen, por në rrethana ende të paqarta 20 – vjeçari mundi t’iu largohej nga duart policëve. 6 efektivët e policisë që po shoqëronin të dyshuarin Doçi, u pezulluan bashkë me shefin e rendit të komisariatit të Shkodrës. Ata dyshohet se kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të shoqërimit të personave në ambientet e policisë.

Për ngjarjen për të cilën ishte shoqëruar Mikel Doçi, policia arrestoi Zef Sokolin e Valentin Ndreun, banues në fshatin Grudë e Re.  Të tre ata dyshohet se tentuan të vrasin me armë zjarri, një person në lagjen Tom Kola në vendin e quajtur Dugajt e Reja në Shkodër.

Tv Klan