Një shqiptar u arrestua të premten e 23 Shkurtit në Potters Bar të Anglisë, pasi kishte hyrë ilegalisht në këtë vend.

Ai u ndalua gjatë një kontrolli të policisë nëpër biznese përgjatë Cranbourne Industrial Estate, High Street dhe Station Close.

40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua pasi rezultoi se kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani. Ai është transferuar në një qendër për emigrantët në pritje për kthimin e tij në Shqipëri.

Autoritetet po kontrollonin bizneset për kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve, kur zbuluan edhe emigrantin shqiptar.

/tvklan.al