8 zjarrëfikës humbën jetën gjatë një ndërhyrjeje emergjence për të shpëtuar nga flakët punonjësit e një magazine të mbushur me bombula gazi dhe materiale plastike në Moskë.

Viktimat arritën të nxjerrin gjallë rreth 100 punonjës të magazinës, por gjetën vdekjen pasi një pjesë e tavanit që kishte marrë flakë u shkëput dhe ra mbi ta.

Sipas të dhënave, zjarri shpërtheu si pasojë e shkeljes se kushteve të sigurisë. Mendohet se një radiator është harruar ndezur, çka ka bërë që sistemi elektrik i ndërtesës të mbingarkohet.

Kjo nuk është hera e parë që në Rusi anashkalohen kushtet e sigurisë në punë. Në Janar, 12 persona, përfshire 3 fëmijë, humbën jetën në një fabrikë tekstilesh.

Tv Klan