Një punonjës policie burgjesh dhe miku i tij, janë arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Mirald Meça, 28 vjeç, me profesion Punonjës Policie pranë I.E.V.P. Tepelenë dhe Gentian Muçaj, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për rrëmbim personi, gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Audi, në aksin rrugorë Vorë -Rinas, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri  pistoletë TT, me 7 fishekë si dhe një tjetër pistoletë Grand Poëer, me 15 fishekë./tvklan.al