Gjykata e Plymouth në Angli ka dhënë masën e dënimit për shqiptarin, Gëzim Prenga, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. 33 – vjeçari u arrestua me 2 kilogramë kokainë gjatë momentit që po e transportonte atë nga Londra në Plymouth.

Dënimi i thënë nga Gjykata për shqiptarin është 5 vite e 4 muaj burg dhe menjëherë pas përfundimit të burgut, Prenga do të dëbohet drejt Shqipërisë.

Gjykatësi Ian Lawrie tha se Prenga ka bashkëpunuar menjëherë me policinë për të thënë informacion dhe kjo ka bërë që të ketë dhe ulje dënimi.

Gjykata pohoi se 33 – vjeçari u arrestua në Tetor në Sussex, menjëherë pasi kishte marrë një sasi droge për ta çuar në Plymouth.

Prenga lëvizi nga Greqia për në Britani për shkak të kushteve ekonomike dhe mundësive më të mira./tvklan.al