Shqiptari Eduart Gjurra u arrestua në nëntor të vitit 2014 me një valixhe me para, ndërsa për këtë policia londineze dyshon se janë para droge. Ai ishte duke ecur në rrugicë dytësore në Kilburn, ndërsa me vete mbante 160,000 paund.

Në makinën e tij, një fugon “Volkswagen” policia gjeti edhe 150,000 paund si dhe 25,000 euro. Në një tjetër automjet të tij policia gjeti dhe 4,000 paund e mbi 135.000 euro.

Të gjitha paratë ishin të lyera me një substancë që nuk dallohej nga qeni nuhatës në pikat e kalimit kufitar dhe qëllimi i shqiptarit, sipas policisë ishte dërgimi i tyre në Shqipëri.

Gjurra mohoi në atë kohë se ishte marrë më shitje dore, por u dënua me 7 vjet burg për tre akuza në lidhje me pastrimin e parave. Dënimin shqiptari e ka dërguar në Gjykatën e Apelit duke kërkuar lirinë.

Pas shqyrtoi provat edhe kjo Gjykatë hodhi poshtë pretendimet e tij se do bënte biznespër blerjen e një prone, në atë që Eduart Gjurra e cilësonte në Shqipëri si biznes gri (jashtë detyrimeve tatimore).

/tvklan.al