Një i ri shqiptar qe lëvizte me dokumente false në Britani është dënuar nga një gjykatë në Londër për trafikim droge.

23-vjeçari Erjon Bajraktari u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi kishte kaluar me semafor të kuq në Bishopsgate.

Bajraktari u dha policëve një kartë identiteti lituaneze me emrin Oliver Markus, por policët dyshuan nga cilësia e ulët e kartës dhe pamundësia e të riut për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta lidhur me vendlindjen.

Policia urdhëroi kontrollin e makinës dhe një qen gjeti një qese me 13 doza kokainë.

I riu shqiptar fillimisht tha se ishte në qytet për të “shikuar urat e bukura”, por më pas pranoi se posedonte drogë me qëllim trafikimin e saj.

Bajraktari u dënua me dy vite burg për posedimin e drogës së klasit A dhe me 4 muaj burg për mjetet false të identifikimit.

Shqiptarit iu sekuestruan rreth 1000 paund, një iPhone dhe një navigator./tvklan.al