Një i arrestuar dy në kërkim dhe  7 kilogramë kanabis të sekuestruara është rezultati i një operacioni policor nga efektivët e Gjirokastrës.

Në pranga ka përfunduar 27 – vjeçari Aleksandër Birbili, banues në fshatin Bënçë të Tepelenës, pasi në banesën e tij policia gjeti sasinë e drogës.

Po në lidhje me këtë ngjarje u shpallën në kërkim Ll.N dhe E.M. Aktualisht policia vijon punën për kapjen e tyre./tvklan.al