Në Indi martesa qenka krim! Kjo u vërtetua pasi në internet po qarkullon një video brutale ku dy të rinj rrihen pamëshirë nga 18 bashkëfshatarë sepse u martuan fshehurazi.

21-vjeçari Kachru dhe 19-vjeçarja Monica, para se të martoheshin kishin qenë të lidhur për 2 vite dhe këtë fakt nuk e dinte askush tjetër përveç çiftit.

Incidenti ndodhi në fshatin Shamphupura, në rrethin Banswara, Indi, menjëherë pasi prindërit e vajzës zbuluan gjithçka.

Martesa e fshehtë e çiftit i kishte rënë në vesh edhe kryeplakut të fshatit i cili urdhëroi fshatarët t’i zhvishnin nudo dhe t’i detyronin të ecnin zbathur që të vinin mend jo vetëm ata por edhe të pranishmit për “veprimin e turpshëm” që kishin kryer.