U njoh në Facebook me një vajzë dhe u rrëmbye pas saj. 7 muaj pa shkuar në shtëpi, motra e tij ka një mesazh: Mos harro që ke një familje!



Paola ka ftuar vëllain e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty”   në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ai është larguar nga shtëpia që prej muajit Tetor me të fejuarën e tij dhe nuk ka shkuar më t’i takojë.

“Jemi rritur në një familje me shumë sakrifica. Babai jonë është invalid sepse kur ka shkuar në Greqi për të punuar, ushtarët grekë e kanë goditur dhe e kanë paralizuar. Mami im filloi të punonte që kur ishte shtatzënë me vëllain tim, që prej 20 vitesh në punë të zezë dhe asnjëri nuk ja ka ditur. Ajo përpiqet të punojë gjithë natën ndihmës kuzhiniere që ne të mos na mungojë gjë. Gjatë ditës mban babin dhe… kam dhe një gjyshe të sëmurë… dhe një hallë të sëmurë. Vëllai ka mbaruar në shkollë profesionale për dyer dhe dritare alumini, por nuk punon. Unë jam shumë e lidhur me të. Çdo gjë do kishte Klajdi do të ma thoshte një herë mua, se ai nuk hapej. Por në muajin Tetor, në orën 3 të natës, ai vendos të largohet nga shtëpia pa dijeninë tonë.

Arditi – Pse u largua?

“Sepse vendosi të jetojë me vajzën që është sot, Salidën, të cilën e ka njohur nga Facebook-u. Gjyshi nuk është se nuk pranoi, por Klajdi nuk ishte i gatshëm që të merrte këtë iniciativë sepse ai as nuk punonte, si do ta krijonte jetën me atë vajzë? “

Paola rrëfen se Klajdi shkoi në Korçë sepse donte të jetonte me Salidën, por nuk e di arsyen se pse ai nuk e mori atë të jetonin në Fier, edhe pse ata ia kanë kërkuar të dyve.

“Kam folur me Salidën dhe më kanë thënë se nuk kanë mundësi ekonomike për të ardhur. E kam ndihmuar me lekët e udhëtimit dhe prapë nuk kanë ardhur. Më ka thënë se duhen gjëra të tjera që nuk vjen dhe i kam thënë hajde në Fier dhe do të marr unë çfarë do tjetër, vetëm hajde. Kam folur shumë herë, më ka thënë do vij, por asnjëherë nuk ka ardhur. Ndaj mora këtë vendim për ta sjellë Klajdin këtu, se edhe nëna ime këtë donte.”

Arditi –  Kush mendon ti se influencon më shumë për të mos ardhur?

“Nuk e di kujt t’ia vej fajin!”

Arditi – Pse nuk keni shkuar ti takoni?

“Mami ka shkuar vetëm një herë, kur e kanë marrë ata në telefon për të bërë fejesën. Ata nuk kanë ardhur tek ne. Ne kemi gjyshin, të cilit nuk mund t’i kthej dot fjalën. Ai nuk e njeh fare nusen. Gjyshi ka që prej muajit Tetor që pret Klajdin të vijë në shtëpi ta shikojë. Para një muaji kaloi në gjendje shoku dhe për 4 ditë ditë nuk dinte asgjë. Unë e kam marrë Klajdin, por që u përgjigj Salida në telefon, duke qarë e duke i thënë të vinte sepse doktorët nuk na dhanë më shpresë. Dhe këta prapë nuk erdhën! Kjo më rëndoi shumë, aq sa u shtrova dhe unë pas gjyshit sepse kalova në një gjendje shumë të keqe. Gjyshi thotë se Klajdi do të vijë vetëm kur të vdesë ai.”

Arditi – Çfarë kërkon nga Klajdi?

“Kërkoj kthimin e tij në shtëpi! Ai është lumturia jonë.”

Arditi – Pse mendon se Klajdi do të pranojë të vijë sot?

“Sepse ndoshta Klajdi nuk i ka menduar mirë gjërat para se të veprojë, por para familjes unë nuk vë asgjë dhe asnjë! Besoj se Klajdi sot do të kthjellohet dhe do të kthehet në shtëpi.”

Klajdi jo vetëm që ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, por ka marrë dhe Salidën.

Arditi – Si jeni njohur ju të dy?

Klajdi dhe Salida – Në facebook.

Arditi – Sa kohë ka?

Klajdi dhe Salida – 1 vit.

Arditi – Ju jetoni bashkë?

Klajdi dhe Salida – Po, në Korçë.

Salida – Unë nuk e kam babin. Jetojmë me mamin dhe vëllain, që janë të sëmurë. Shtylla e shtëpisë jam unë dhe Klajdi më mbështeti mua dhe familjen time.

Klajdi – I dola në krah Salidës për këto vuajtje që ka.

Arditi – Po familja jote nuk ka vuajtje?

Klajdi – Mua më dha lejen mami.

Klajdi dhe Salida shikojnë në ekranin që ndodhet në mur dhe pa u qartësuar ende pamja Klajdi thotë se e dinte që ishte Paola.  

Paola – Kam ardhur  këtu për të thënë që unë dua rikthimin tënd në shtëpi, bashkë me Salidën.

Klajdi – S’mundem, Ardit. S’e jap dot fjalën.

Arditi – Pse?

Klajdi – Po kam pasur gjithë ato vërejtje për motrën, se ajo më ka thënë gjithmonë që nuk më ka vëlla. Zihej me mua, pa lejen e mamit ikte ku të donte, nuk e dëgjonte fjalën e mamit asnjëherë, as timin nuk e dëgjonte.

Paola – Klajdi, kur ka qenë kjo gjë? Veçse të kam mbështetur.

Klajdi – Para se të ikja në Korçë, Ardit.

Paola – Veçse të kam mbështetur dhe Salida e di shumë mirë.

Klajdi – Nuk donte që Salida të vinte në shtëpi, u zu me mamin, është shtëpia ime tha.

Arditi – Nuk donte që të vinte Salida në shtëpi?

Klajdi – Janë të vërteta të gjitha.

Paola – Vëllai e di se sa unë e dua, pavarësisht se këto janë gjërat e tij për të thënë.

Arditi – Po ti si ike nga shtëpia?

Klajdi – Me lejen e mamit dhe të gjyshit.

Paola – Me lejen e asnjërit. I le të gjithë në gjumë!

Klajdi – Ja ku kam Salidën, ajo e di.

Paola – Atëherë merrja dhe unë mamin në krah dhe mami e dinte.

Arditi – Gjatë gjithë kësaj kohe ti ke shkuar ndonjëherë në shtëpi?

Klajdi – Po kam vajtur.

Paola – Jo!

Klajdi – Vija një ditë në Korçë, rrija e pastaj ikja në shtëpi. Tani kam ardhur, në Dhjetor, që u fejova me Salidën. Tani jo se jam në punë dhe nuk shkëputem dot nga puna, se nuk na lejnë.

Arditi – Sa kohë ke pa shkuar në shtëpi?

Klajdi – 2-3 muaj.

Paola – Që në muajin Tetor!

Arditi – Që në muajin Tetor pa parë babin, mamin, gjyshin, motrën?

Klajdi – Flasim në telefon.

Paola – Asnjëherë nuk del në telefon Klajdi!

Salida – Klajdi ka dalë në telefon, pse thua nuk ka dalë?

Paola – Asnjëherë! Dhe sa herë kam folur me ty, ma ka mbyllur telefonin.

Salida – Nuk ka patur bateri dhe e ka fikur telefonin.

Paola – Kjo është arsyeja juaj.

Klajdi – Ardit, aty ku punoj nuk lejohet telefoni se është kompani…

Arditi – Nuk punon 24 orë!

Klajdi – Punoj nga ora 7 deri në 4:30-5.

Salida – 8 orarsh. Ndonjëherë e bëjnë edhe 9.

Arditi – Kur shkon në shtëpi…

Klajdi – Kur shkoj në shtëpi qetësohem, lahem, haj bukë dhe flej gjumë se jam i lodhur gjithë ditën.

Arditi – Po në 6 muaj…?

Klajdi – Flas me mamin.

Paola – Kur të vdiq gjyshi Klajdi, ku ishe?

Klajdi – Nuk ka vdekur gjyshi.

Paola – Nuk ishe në punë Klajdi, ishte 4 ditë! Gjyshi ishte në gjendje kome, shoku.

Klajdi – E mora vesh, por mami më tha që është mirë, nuk ka gjë. Kurse kjo më gënjeu, më tha vdiq!

Paola – S’ishte gënjeshtër fare!

Klajdi – Mami më tha që vetëm këmbët nuk lëviz dot, kurse kjo më tha vdiq, kam dhe Salidën këtu pranë.

Salida – Mami tha nëqoftëse jeni të vendosur hajdeni nëqoftëse jo, mos hajdeni.

Paola – Atëherë, ka qenë vendimi juaj?

Salida – Klajdi ishte i vendosur që erdhi këtu të më mbështeste mua.

Paola – Ishte vendimi juaj?

Salida – Klajdi i di problemet e mia, sa po heq unë nuk po heq asnjë këtu. Të paktën kjo e ka mamin që e mbështet, unë nuk kam as babin e as mamin të më mbështesin. Që kur vdiq babi jeta ime mori fund! Babi ishte gjëja më e shtrenjtë që kam pasur në botë! Më ka vdekur nëna në duart e mia, pas një viti më ka vdekur babi nga infarkti në zemër. Më kanë thënë se si kam pasur kurajo t’i mbaja të dy në krahët e mi. Nuk e beson asnjë se sa po vuaj! Vetëm unë e mbaj atë shtëpi.

Arditi – A ke biseduar ndonjëherë me familjen e Klajdit që t’ia shpjegosh të gjitha këto gjëra?

Salida – Po, kam folur! Familja e Klajdit, sidomos mami, e di që unë po vuaj.

Arditi – Ke shkuar ndonjëherë në shtëpinë e Klajdit?

Salida – Nuk kam kur shkoj, kur të na bëhet mbarë do shkojmë. E kemi lënë tani në Prill ose nga Maji. Unë e di që dhe Klajdi ka familje.

Arditi – Ti e ke takuar babin e Klajdit?

Salida – Jo, do shkoj dhe do ta takoj.

Arditi – Larg qoftë, po t’i ndodhte një gjë babait të Klajdit, më mirë se çdokush tjetër prezencën e një babai e di ti. Ne të dy nuk i kemi baballarët dhe ne të dy e dimë se çdo të thotë që Klajdi të mos shkojë ta takojë babain për sa kohë që e ka.

Salida – Po, normale.

Arditi – Nuk mundet që për 6 muaj të rrijë pa e parë babain e tij që e ka gjallë dhe ne këtu të qajmë për baballarët që kanë vdekur!

Salida – Po.

Arditi – Ne duhet t’i nxisim partnerët që të shkojnë dhe ta gëzojnë babain! Pastaj, se ku do të jetoni, këtë e vendosni ju. Nëqoftëse ti do djalin, djali nuk do të egzistonte pa dashurinë e atyre prindërve dhe duhet mirënjohja jote për ata persona që kanë sjellë në jetë atë me të cilin ti do krijosh familjen e ardhshme!

Salida – Po.

Klajdi – Pas pune do vete në shtëpi t’i takoj të gjithë, bashkë me Salidën. Ja, nesër mbaroj sezonin dhe do vete.

Paola – Ndoshta u keqkuptuan. Unë nuk u kërkoj as ndarjen, as një gjë, unë uroj të jenë të lumtur por kërkoj që Klajdi të kthehet në shtëpi sepse shikoj çdo natë babin që qan për Klajdin, Klajdi nuk di asgjë, nuk e di si do të jetë bërë gjyshi. Uroj që të jeni të lumtur, të jetoni ku të doni, por mos harro që ke një familje! Mos harro që je gjëja më e shtrenjtë për mua! Mos m’i hidh poshtë gjërat! Vetëm kaq kërkoj, kthimin tënd në shtëpi për t’i takuar ata prindër, mbase mua…

Klajdi – Për mamin dhe babin do vete në shtëpi dhe t’i takoj sa herë të dua, por këtë nuk e dua Ardit!

Arditi – Pse nuk e do?

Klajdi – Për ato llafe që më ka thënë dhe nuk më pranon si vëllain e saj! Gjithmonë zihej me mua dhe me mamin!

Paola – Më fal, për çfarë do të vija këtu nëse nuk do ta doja?

Klajdi – Pa lejen e mamit ka ardhur! Zihet gjithë ditën me mamin Ardit!

Paola – Më fal, për çfarë do të dërgoja lekë kur ti më thoje nuk kam lekë? Për çfarë do të hiqja bukën e gojës dhe do t’i dërgoja ty?

Klajdi – Vetëm një herë Ardit.

Arditi – Ajo është gjaku jot dhe si mund të thuash që nuk e takoj. A mund ta lësh këtë familje për 6 muaj pa i takuar?

Klajdi – Të jap fjalën Ardit, që do vete.

Arditi – Ti je me fat që ke këtë vajzë por duhet ta bindësh edhe atë që është me fat që të ka ty sepse nëse sot sillesh kështu me familjen tënde, nesër mund të sillesh me familjen e saj!

Klajdi – Po e di.

Paola – Mbase Klajdi e ka pengesë që unë jam në shtëpi. Nëqoftëse ai nuk më do mua dhe më hedh poshtë si motër, jam e gatshme që sot që unë të iki nga shtëpia!

Salida – Ne nuk themi që ti të ikësh nga shtëpia. Unë të kam pranuar si motër, si ty dhe Pamelën. Siç kam mamin tim kam dhe mamin tënd. Dhe babi që më ka vdekur, tani do mbështes babin tënd në radhë të parë!

Paola – Mos i merr gjërat me nxehtësi! Po flas me Klajdin personalisht. Dhe ti e di shumë mirë se çfarë kam bërë unë për Klajdin.

Salida – Po, e di. Ne themi të jetosh në atë shtëpi dhe jo ta lësh.

Klajdi – Më ka thënë nuk e dua Salidën për nuse më ka thënë  do të bëj një tjetër.

Salida – Nëqoftëse ajo nuk më do mua, unë nuk do ta dua si kunatë, por si motër.

Paola – Kur njerëzit e tu thanë që nuk e japim vajzën në Fier, cila ka qenë përgjigjia ime?

Salida – Ne do ta marrim, doni s’doni ju.

Klajdi – Si tha pastaj, që nuk e pranoj në shtëpi?

Salida – Mbase të ka thënë ty, por unë nuk e di.

 Klajdi premton se do të shkojë me Salidën 3-4 herë në muaj të takojë prindërit në Fier.

Paola përqafohet me Klajdin dhe Salidën. Të tre të përlotur na tregojnë se çdo inat apo pakënaqësi mund të zgjidhet duke biseduar dhe kryesisht duke vlerësuar dhe mbështetur familjen në çdo moment të jetës!/tvklan.al

Kategori
SocialeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*