Dy persona janë arrestuar ditën e Hënë në Delvinë dhe Korçë pasi u ofruan ryshfet punonjësve të policisë rrugore për t’iu shmangur masës administrative.

Policia e Delvinës njoftoi me një komunikatë arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit Leo Majko, banues në Delvinë, pas i ofroi 2 000 lekë ryshfet policit me qëllim që t’i shmangej masës administrative ngaqë po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Ndërkohë, për të njëjtën vepër penale është arrestuar në Korçë 46-vjeçari Sokol Selim.  Ai i ofroi policit 3 500 lekë ryshfet për të shmangur masën administrative për mosvendosje rripi sigurimi.

Mbi të dy të arrestuarit rëndon akuza e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al