6 ditë pasi u godit me thikë nga nipi i tij adoleshent, Shaban Agaj ka ndërruar jetë.

Burime nga Spitali i Traumës në kryeqytet, ku 80 – vjeçari ndodhej i shtruar, konfirmojnë për

tvklan.al

se i moshuari ndërroi jetë pasditen e së mërkurës.

Ai ndodhej në Reanimacion që prej së enjtes së shkuar, kur u godit 4 herë me thikë nga nipi i tij 19 – vjeçar, Beniamin Kaso.

I moshuari i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mesditën e 12 Tetorit, Shaban Agaj, i cili festonte 80 – vjetorin e lindjes, sëbashku me bashkëshorten e tij Hajrije Agaj, 77 – vjeçe, u goditën nga 4 herë me thikë nga djali i vajzës së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin e të moshuarve tek zona e “Freskut”, pas një konflikti që kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për paratë.

Beniamini jetonte në Gjermani me të ëmën dhe kishte pak kohë që kishte ardhur në shtëpinë e gjyshërve të tij. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tashmë do të duhet të përballet edhe me akuzën e vrasjes.

/tvklan.al