i vetevrariKy është punonjësi i hidrovorit të Tales, 51-vjeçari Mark Brahimi, i cili paraditen e sotme vendosi t’i japë fund jetës si pasojë e gjendjes së rëndë psikologjike kur pas 25 vjetësh punë e larguan nga hidrovori. I ndjeri e qëlloi veten me çifte në Grykë të Lumit të komunës Shën Koll të Lezhës, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të moshës 21 dhe 24-vjeç. Shkarkimi nga detyra iu komunikua 3 muaj më parë me arsyen se nuk kishte arsimin e lartë. Babai i viktimës, Pashk Brahimi konfirmon se largimi nga puna pas 25 vitesh e çoi 51-vjeçarin në vetëvrasje.

I ndjeri kishte hedhur në gjyq bordin e Kullimit në Lezhë por në seancën e radhës të një dite më parë nuk ishte paraqitur asnjë përfaqësues i ndërmarrjes duke bërë që gjyqi të shtyhej. 51-vjeçari sipas të afërmve ishte vrarë shpirtërisht nga largimi nga puna dhe ecejaket në gjykata këto 3 muaj, aq sa ishte shprehur se do ta kishte vrarë eprorin që e largoi nga puna, por nuk e kishte bërë këtë për të mos lënë në gjak fëmijët.

Vetëflimi i Mark Brahimit nuk është rasti i vetëm. Vetërvrasjet për shkak të largimeve nga puna duke se po kthehen në fenomen. Pas ndërrimit të pushtetit në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe largimit nga puna të një pjese të administratës paraardhëse janë shënuar disa raste që kanë përfunduar në vetëvrasje. Rreth 1 muaj e gjysëm më parë, Brunilda Meka një ish-punonjëse e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Korçë u vetëhelmua pasi mësoi se ishte transferuar nga drejtoresha Ana Verushi në një zonë të thellë për të mbledhur kontributet e fermerëve.

TV KLAN