Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras iu nënshtrua një ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale pas dhimbjeve të forta që pati gjatë natës së djeshme nga një komplikacion në kërthizë.

Sipas një njoftimi të zyrës së Kryeministrisë në Greqi, operacioni zgjati 30 minuta dhe përfundoi me sukses. Ndërhyrja u bë nga Dhimitris Theodorou, një nga kirurgët më të mirë në vend. Kryeministri Tsipras u shtrua në spitalin “Eugenidio” pasditen e sotme rreth orës 15:00 për shkak të një sëmundje në kërthizë të quajtur hernia umbilikale.

Pas operacionit, Tsipras u vizitua në spital edhe nga ministri i Shëndetësisë, i cili falenderoi të gjithë stafin mjekësor që asistoi gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Shefi i qeverisë greke është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që të qëndrojë në spital edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, para se t’u rikthehet detyrave kryeministrore.

/tvklan.al