Një 18-vjeçar nga Farsala, Greqi ka mbetur i plagosur rëndë në kokë me një shat pasi u sulmua nga një shqiptar 37-vjeçar. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Larisës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi në oborrin e shtëpisë së autorit të krimit, pasi i riu e kishte takuar aty për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale që kishin.

Menjëherë pas plagosjes, policia greke vuri në pranga shqiptarin dhe pritet t’i jepet masa për veprën penale “të vrasjes në tentativë”./tvklan.al